Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Në fermën që krijoi Blerina Bombaj me nënën dhe vjehrrën!

Në fermën që krijoi Blerina Bombaj me nënën dhe

Nga një tokë e mbjellë me jonxhë, në një perandori plot me turistë të huaj. Po flasim për Blerina Farm, që do jua tregojmë sot në DritareTV. Blerina Bombaj, me të ëmën Natashën dhe vjehrrën Lulen kanë ngritur një oazë në Laknas, një fermë që dimër e verë rri plot me turistë të huaj. Falë punës së Blerinës dhe banorëve të tjerë, kjo zonë ka marrë pamjen e një fshati anglez plot me turistë. Atraksioni më i madh turistik që ka ky agroturizëm është aeroporti që ndodhet fare pranë. Dhe çdo ditë, para se të drejtohen në kryeqytet turistët ndalojnë te Blerina Farm, shijojnë në radhë të parë natyrën e mrekullueshme, pastaj ushqimet që janë 100% vendase.

Në fermën që krijoi Blerina Bombaj me nënën dhe

Në një bisedë për gazetaren Rudina Xhunga, Blerina tregon pse e pëlqejnë kaq shumë të huajt agroturizmin e saj.

“Ajo që neve na mburrin më shumë të huajt është mëngjesi. E mburrin sepse është pothuajse 100% me produkte tona, të vendit. Në mëngjes ne shpalosim të gjitha aromat, ngjyrat dhe shijet e stinës.”, thotë dietologia.

Në fermën që krijoi Blerina Bombaj me nënën dhe

Blerina tregon si i ngjiti gradualisht shkallët e suksesit të saj, nga një dyqan për dietë në Bllok, në një perandori agroturizmi në Laknas plot me turistë:

“Gjithçka ndodhi shumë gradualisht. Vetë puna që bën të tregon ku duhet të shkosh. Unë kam një parim: Pema që nuk rritet, vdes. Normalisht edhe biznesi që të rritet dhe të jetojë duhet të ndryshojë formë. Jo detyrimisht të zmadhohet, jo me tahmanë e madhe, por të jetë plotësuese. Ndaj ne e shohim si plotësim të asaj që ne bënim. Sepse këtu ruhet akoma filozofia e ushqimit të shëndetshëm dhe është thelbi i gjithçkaje që unë bëj. Kjo që shihni ju sot, u ndërtua rreth e rrotull ushqimit.

Në fermën që krijoi Blerina Bombaj me nënën dhe

Ne kishim një tokë këtu që e trashëgoi burri. E mbollëm atë tokë. Kështu lindi gjithçka, nga mbjellja e tokës. Kur erdhëm fillimisht kjo tokë ishte veç me jonxhë, në blemë disa toka përreth, i mbollëm, ndërtuar edhe arritëm këtu ku jemi. Mua më janë dashur 5 vjet që të ngre këtë agroturizëm. Ne kemi hotelin këtu, kemi dy restorante, njëri është tradicional që është edhe për fëmijët, kemi edhe restorantin tjetër që është i dedikuar për të rriturit që të shijojnë në qetësi një ushqim ne duam ta përpunojmë dhe ta sjellim në një nivel tjetër.”

Në fermën që krijoi Blerina Bombaj me nënën dhe

Përveç ushqimit tradicional, me produkte bio, një gjë që të bie në sy te ferma e Blerinës është mënyra se si janë ndërtuar restoranti dhe hoteli, të punuara me dru vendas. Hoteli ka 3 suita dhe dhoma të tjera gjumi. Asnjëra nuk i ngjan një dhome tjetër sepse çdo gjë është autentike te Blerina Farm, që te dritaret prej druri te mobiliet, e deri te çarçafët e mbulesat prej pambuku.

Por gjithçka te Blerina rrotullohet rreth ushqimit, ndaj ajo rëndësinë më të madhe ia jep tokës, ku ka mbjellë në tri sera perime, zarzavate që turistët kur të venë të hanë ushqime bio.

“Ne këtu zbatojmë një model që duhet ta zbatojmë të gjithë fermerët. Është modeli i riciklimit. Tokën nuk e pasurojmë me pleh kimik, sepse kemi kafshët. Me mbetjet e kafshëve pasurojmë tokën, ndërsa mbetjet nga gjelbërimi shkojnë si ushqim për kafshët. Ne në sera kemi domate, kastravecë, speca, lakra, sallatë jeshile, lakra kale që ka hyrë së fundmi në Shqipëri edhe është perimja më e shëndetshme që ekziston. Përveç serave, kemi edhe kafshët tona, disa janë autoktone shqiptare si dhia e Dukatit, delja e Tragjasit, Ne kafshët nuk i përdorim për mish, por vetëm për qumësht. Mishin e marrim gjithmonë nga fermerë të vegjël të zonave përreth Tiranës. Edhe djathin e marrim në Tragjas dhe fermerë të vegjël. Qëllimi ynë është të mbështesim fermerët e vegjël, që të krijojmë një rrjetëzim edhe kështu ta shohim agroturizmin si të ardhmen e vendit. Agroturizmi ynë ka ndihmuar shumë në zhvillimin e kësaj zone, e cila kur erdhëm ne në fillim ishte veç me baltë, ndërsa tani janë ndërtuar rrugë, njerëzit e tjerë kanë ndërtuar vila, po punojnë tokat. Gjithë zona ka ndryshuar për shkak të filozofisë që solli ferma në këtë zonë.”, thotë Blerina, ndërsa e mbylli bisedën me një mesazh për shtetin që të ndihmojë fermerët:

“Unë jam me idenë që bujqësia shqiptare ka nevojë për vëmendje, për një mbështetje me politika konkrete që bujqit dhe fermerët shqiptarë të fitojnë njëherë dinjitetin e humbur se kanë shkuar te bishti i kavallit, ndërkohë që duhet të ishin të parët. Ata janë zhvlerësuar totalisht, ndaj ikin nga vendi. Të rivlerësohen edhe një herë fermerët dhe të fillojë nga e para gjithçka. Sepse çmimet e zarzavateve janë rritur shumë dhe do vazhdojnë të rriten sepse asnjë nuk do të merret më me bujqësi në Shqipëri. Pra i takon shqiptarëve dhe veçanërisht politikës të kthejë sytë nga bujqësia dhe t’i mbështesin fermerët.”, u shpreh sipërmarrësja./K.C/dritare.net

Në fermën që krijoi Blerina Bombaj me nënën dhe