Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Nëna e Blerina Bombajt: Pse u kthyem nga Greqia në Shqipëri!

Nëna e Blerina Bombajt: Pse u kthyem nga Greqia në Shqipëri!

Zonja Natasha Bombaj pret e përcjell përditë qindra turistë të huaj në agroturizmin e Blerinës në Laknas. Ajo është mësuese anglishteje në pension dhe flet 5 gjuhë të huaja, anglisht, frëngjisht, rusisht, italisht që e ka mësuar nga këngët e Celentanos dhe greqisht që e mësoi kur emigroi në Greqi dhe sot është kthyer në një pasion të madh për të.

Fakti që zonja Natasha flet 5 gjuhë të huaja është një ndihmë e madhe për fermën e Blerinës, pasi ajo pret turistët, u tregon fermën, ushqimet, ashtu siç po u tregonte petullat sot disa francezëve.

“Tani flasin anglisht të gjithë. Por ka raste që kanë ardhur njerëz që nuk dinin gjuhë tjetër veç rusishtes. Kur u flisja unë rusisht habiteshin. Si ka mundësi që flet rusisht? Po nuk e dinë ata që ne jemi të kohës kur rusishtja ishte gjuhë e detyrueshme, bashkë me frëngjishten. I kam pasion gjuhët e huaja ndaj edhe i mësova. Unë kuptoja edhe pak serbisht nga televizori, por kur shkruam në Greqi, mësova greqisht dhe tani greqishtja ështe pasioni im më i madh.”

77-vjeçarja tregon se si emigruan për 10 vite në Greqi në kohën kur atje kishin nisur operacionet Fshesa dhe kthimin në Atdhe.
“Ne u kthyem në Shqipëri me dëshirën më të madhe. Kishim kohë që e prisnim. Unë ose mbaja fëmijë, ose u jepja mësim anglisht shqiptarëve që donin të iknin nga Greqia në Amerikë, Angli apo Kanada. Pastaj thashë: Mjaft, erdhi koha të kthemi në Shqipëri, nuk shtyhet më. Në ato 10 vjet që ndenjëm në Greqi, 5 vjet pyesnim vetëm kur do kthehemi në Shqipëri, po kërkonim një shkas. E gjetëm dhe u kthyem. Blerina në fillim rrinte edhe në Greqi, edhe në Shqipëri. Por pastaj u zhvendos plotësisht në fermën e saj.", tregon zonja Natasha./K.C/dritare.net