Kush janë 5 konkurrentët e rinj të Big Brother Vip 5?!
Dritare.net

Edicioni i pestë i “Big Brother VIP” vijon të pasurohet me emra të rinj dhe personazhe të njohur për publikun. Pas hyrjes së banorëve të parë, Armir Shahinit (Miri i West Side Family) dhe Brikena Selmanit, në shtëpinë më të famshme janë konfirmuar edhe konkurrentë të tjerë.
Pjesë e “Big Brother VIP 5” janë tashmë edhe Kristi Lamaj dhe Ilir Vrenozic, të cilët pritet të sjellin dinamika interesante gjatë qëndrimit të tyre në lojë. Ndërkohë, spektakli ka prezantuar edhe emra të tjerë nga fusha të ndryshme të artit dhe medias.
Lore, këngëtare, tekstshkruese dhe kompozitore, i është bashkuar kastit të këtij edicioni, ndërsa Seno Fishta është banori më i ri që hyn në garë. Në shtëpi ka hyrë gjithashtu edhe Lorna Hysa, këngëtare shqiptare që ka konkurruar në një spektakël të njohur talentesh në Gjermani, e cila njihet edhe si modele dhe influencuese.
Banor i radhës i “Big Brother VIP 5” është edhe Mal Retkoceri, ndërsa aktorja dhe këngëtarja Xhodi Skura, e lindur në Tiranë dhe e rritur në një familje artistike, më e fundit që iu shtua listës së konkurrentëve të këtij sezoni./K.C/dritare.bet