Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Si e dogjën grekët, Kallaratin e Labërisë!

Si e dogjën grekët, Kallaratin e Labërisë!

Historia e fshatit Kallarat, mbart me vete një copëz të historisë së Labërisë. Fshat i trimave që përmendet edhe në këngë të vjetra, ku tregohet lavdia e tij. Por fati nuk e ka mbështetur gjithmonë. Njëherë u boshatis nga kolera që preku zonën dhe herën e dytë u shkrumbua nga grekët në vitin 1914-të.

Cize Xhaferaj, një ish-drejtor shkolle për vite me rrallë tregoi për DritareTV se si ia doli Kallarati pas shumë vitesh që të funksionojë si njësi administrive dhe të ketë qendrën e tij.

“Kallarati më herët ka qenë i vendosur në pllajën e Kunjovës, 5 shekuj më parë. Por rënia e një kolere e zhvendosi fshatin, një pjesë e banorëve ikën në ishujt e Greqisë, Italisë, dhe ata që ngelën, mbijetuan. Aty jetuan gati 5 shekuj.

Në korrik të vitit 1914, fshati u dogj nga grekët. Me djegien e fshatit, banorët u zhvendosën në dy anë të lumit të Vlorës, ku kishin tokë dhe jetuan shumë vite, gati 50 vite. Nga viti ’97, urbanistika e Vlorës, vendosi ta grumbullojë fshatin e Kallaratatit, në tre lagje.

Fshati ynë lidh Vlorën me Sarandë, është një pikë strategjike”, tha profesori për gazetaren Marina Kërçeli./M.K-dritare.net