Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nësë Erion Veliaj lirohet sot, shkon drejt zyrës së Bashkisë! Flet Thimi Samarxhiu!

Nësë Erion Veliaj lirohet sot, shkon drejt zyrës së

Thimi Samarxhiu i ftuar në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në DritareTv komentoi vendimin që Gjykata e Lartë pritet të marrë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” në një masë më të lehtë.

Samarxhiu u shpreh se çështja e Veliajt është tashmë “100% politike”, duke theksuar se çdo vendim i Gjykatës së Lartë do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm për fatin e Veliajt, por edhe për zhvillimet brenda Partisë Socialiste. Sipas tij, të gjitha opsionet mbeten të hapura: lënia në fuqi e arrestimit, arresti i shtëpisë, detyrimi për paraqitje apo edhe lirimi i plotë.

Gazetari tha se në rast se Veliaj lirohet, ai rikthehet menjëherë në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Samarxhiu theksoi se edhe një masë më e lehtë sigurie nuk e pengon atë të ushtrojë funksionin, pasi sipas interpretimit juridik që ai solli në studio, një i zgjedhur vendor nuk pezullohet automatikisht nga detyra.

Duke bërë parashikimin e tij politik, Samarxhiu tha se lirimi i Veliajt do të sillte tensione dhe lëvizje të reja brenda Partisë Socialiste. Ai foli për rivalitetet e brendshme dhe përplasjet e grupeve politike.

Sipas tij, ka zëra që mendojnë se Veliaj mund të “hakmerret politikisht” ndaj atyre që ai konsideron si njerëz që e tradhtuan gjatë kësaj periudhe, edhe pse vetë Samarxhiu u shpreh skeptik që Veliaj të ndjekë një linjë hakmarrjeje të drejtpërdrejtë.

Ai shtoi se marrëdhënia mes Veliajt dhe Edi Ramës do të jetë një nga elementët më interesantë për t’u parë nëse kryebashkiaku rikthehet në zyrë.

Samarxhiu u ndal edhe te e ardhmja politike e Veliajt, duke thënë se fundi i karrierës së tij do të vinte vetëm në rast të një dënimi të formës së prerë. Ai theksoi se nëse Veliaj del i pafajshëm, atëherë është ende shumë herët për të folur për mbylljen e karrierës së tij politike./E.P-dritare.net