Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Raportohet se është arritur "një lloj marrëveshje" nga takimi në Ohër

Raportohet se është arritur "një lloj marrëveshje"

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka njoftuar se ka përfunduar raundi i bisedimeve mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Sipas burimeve të Koha.net, takimi gati 12 orësh mes Kurtit dhe Vuçiq ka rezultuar me "një lloj marrëveshje".

Takimi në Ohër ka nisur që nga orët e mëngjesit, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë diskutuar për planin e zbatimit të propozimit evropian.