
SHBA-ja kërkon zbatim të menjëhershëm të marrëveshjes Kosovë- Serbi!
Dritare.net
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në lidhje me marrëveshjen Kosovë- Serbi ka thënë se është një dakordësim shumë i rëndësishëm.
Ai është shprehur se SHBA-ja do të ofrojë përkrahje të plotë për zbatimin e gjitha obligimeve që rrjedhin nga Marrëveshja bazë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Një marrëveshje e rëndësishme është arritur. SHBA-ja do të ofrojë përkrahje të plotë për zbatimin e plotë të këtyre detyrimeve në përputhje me angazhimet tona afatgjate për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin e Kosovës dhe të rajonit”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
An important agreement has been reached. The United States will provide full support for the implementation of these obligations consistent with our long-term efforts to advance security, stability, and prosperity for the people of Kosovo and of the region. https://t.co/LYOh4ARX4R
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 19, 2023
Hovenier shpërndarë edhe postimit e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë. Departamenti thotë se të dy shtetet duhet të nisin menjëherë të implementojnë Marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve./A.ZH-dritare.net
The United States welcomes and supported the successful EU-brokered talks between Kosovo and Serbia today in Ohrid, North Macedonia. Both countries should immediately begin to implement their Agreement to Normalize Relations. https://t.co/6xhpx0xBOG
— DoS Europe and Eurasia (@StateEUR) March 19, 2023

















