
Shuhet në moshën 73-vjeçare ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kolë Berisha!
E Diel 29 Gusht 2021, 12:12
Dritare.net
Shuhet në moshën 73-vjeçare ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kolë Berisha. Lajmi është bërë me dije nga djali i tij, Visar Berisha përmes një postimi në Facebook, ndërsa bën me dije se ai ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Kolë Berisha ishte Kryetar i Kuvendit të Kosovës nga marsi 2006 deri në 2007, gjithashtu edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas luftës shërbeu edhe si anëtar i Këshillit Transitor të Kosovës dhe anëtar i Forumit Politik të Kosovës të formuar nga PSSP Søren Jessen-Petersen. Ishte anëtar i Grupit Politik Strategjik për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës./M.T/dritare.net

















