Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Tensionet në Veri/ Takim i përbashkët mes KFOR, EULEX dhe ambasadorët e BE!

Tensionet në Veri/ Takim i përbashkët mes KFOR, EULEX dhe

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, Oezkan Ulutash është takuar me shefin e Zyrës së BE në Kosovë, Tomás Szunyog, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe shefin e misionit të EULEX-it, gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano.

Fokus i takimit ka qenë paqja në Rajon dhe dialogu Kosovë-Serbi, pas tensioneve në Veri.

“Ata shkëmbyen mendime mbi një sërë temash, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij në OKB, si dhe bashkëpunimin e KFOR-it me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme për sigurinë në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Gjenerali Ulutash ka theksuar përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur “të gjitha përpjekjet e Komunitetit Ndërkombëtar, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në njoftim, citon Kohanet./M.K-dritare.net