
Si u vra efektivi 26-vjeçar në Lezhë? Policia identifikon mjetin e autorëve!
E Shtunë 5 Dhjetor 2020, 08:08
Dritare.net
Më shumë detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e kësaj të shtune, ku një efektiv i FNSH-së u gjet i vrarë në Lezhë. Mësohet se, 26-vjeçari Xhulio Prela, i cili banonte në Rrile sapo ishte kthyer nga Aeroporti i Rinasit, ku i zunë pritë dhe e vranë.
Ai është qëlluar me armë zjarri, në rrugën Milot-Lezhë në afërsi të Gajushit nga një automjet tjetër, i cili është identifikuar nga policia. Në vendngjarje janë zbuluar 3 gëzhoja arme zjarri.
Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën për të mundur kapjen e autorit/ve./K.C/dritare.net

















