Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mimoza Ahmeti shpallet fituese e Ferma Vip 3!

images.jfif

Poetja e njohur Mimoza Ahmeti, ka triumfuar në edicionin e tretë të “Ferma Vip”. Moza ishte bërë pjesë e këtij reality show që nga dita e parë, ku arriti të fitojë zemrat e shqiptarëve, duke dalë më e votuara.

Në podin final, Moza ishte bashkë me Ilirin, ku me shumicë votash ajo ka marrë çmimin e madh.

“Falenderoj produksionin, por pa publikun nuk do isha këtu. Nga ana tjetër, bashkëjetova për disa muaj dhe pa raportet e gjithësecilëve nuk do kisha bërë ato zbulime që bëra”, shprehet Moza.

Në vend të tretë u rendit Visi, në vend të katërt Soni dhe në vend të pestë Bujaka.