Na ndiqni edhe në

Sport

Messi, njeriu i rekordeve në Botërorin 2026

Lionel Messi vazhdon të sfidojë kohën dhe të rishkruajë historinë e futbollit botëror. Me tregolëshin ndaj Algjerisë në Botërorin 2026, kapiteni i Argjentinës vendosi dhe barazoi disa rekorde historike që e konfirmojnë edhe një herë si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Rekordi më i madh i mbrëmjes ishte barazimi i shifrës prej 16 golash në Kampionatet Botërore, duke kapur në krye legjendën gjermane Miroslav Klose. Tashmë Messi ndan vendin e parë në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Kupës së Botës.

Ylli argjentinas u bë gjithashtu lojtari i parë në histori që merr pjesë në gjashtë Kampionate Botërore, një rekord absolut që vështirë se do të thyhet në të ardhmen e afërt.

Për më tepër, ndaj Algjerisë ai realizoi hat-trick-un e parë të karrierës së tij në një Kupë Bote, duke shtuar një tjetër arritje në koleksionin e tij të pafund të rekordeve.

Në moshën 38-vjeçare, Messi u bë edhe një nga lojtarët më të vjetër që realizon një tregolësh në historinë e turneut, duke treguar se mosha mbetet vetëm një numër për gjeniun argjentinas.

Sikur të mos mjaftonin këto, ndeshja kundër Algjerisë ishte edhe paraqitja e tij e 200-të me fanellën e Argjentinës, një tjetër shifër që dëshmon jetëgjatësinë dhe madhështinë e tij në futbollin ndërkombëtar.

Messi nuk po luan thjesht futboll në Botërorin 2026. Ai po shkruan historinë, rekord pas rekordi./dritare.net