Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e 18-të, marshim drejt Kryeministrisë
Wednesday 17 June 2026, 19:07
Dritare.net
Protestuesit kanë nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, në kuadër të protestës kundër investimeve në Zvërnec, e cila ka hyrë në ditën e saj të 18-të.
Grumbullimi i qytetarëve nisi në orën 19:00, një orë më vonë se në ditët e mëparshme, sipas njoftimit të organizatorëve. Edhe këtë mbrëmje, pjesëmarrësit kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama./K.C/dritare.net