Na ndiqni edhe në

Moti

Moti sot: Diell dhe temperatura të larta, ja zonat më të nxehta!

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta gjatë ditës së sotme, 21 korrik 2026.

Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësira të herëpashershme, kryesisht mesatare, pritet të shfaqen në zonat malore të veriut dhe lindjes gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa në brigjet detare pritet valëzim i ulët, i forcës 1-2 ballë.

Në Tiranë, temperaturat gjatë ditës pritet të arrijnë rreth 36°C, ndërsa moti do të jetë kryesisht i kthjellët./L.F-dritare.net