Na ndiqni edhe në

Moti

Si do të jetë moti sot, 1 qershor 2025

Si do të jetë moti sot, 1 qershor 2025

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës; përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare (dhe hera-herës të dendura) në relievet kodrinore – malore në lindje të territorit në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 3 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 4-6 m/s

Dallgëzimi në det do të jetë 1 deri 2 ballë./K.C/dritare.net