Ilnisa Agolli: Besi bëri mirë që u nda nga Xhensila
E Premte 6 Mars 2026, 19:07
Dritare.net

E ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV, Ilnisa Agolli foli për shoqërinë me Bes Kallakun dhe ndarjen e tij nga Xhensila Myrtezaj. Moderatorja tregon se përse sipas saj Besi bëri mirë që u nda nga Xhensila.
“Me Besin kemi qenë shokë klase dhe vazhdoj ta kem mik. Kam qenë në dasmën e tij. Dhe jo nuk më erdhi keq që u nda. Mendoj se ka bërë mirë që është ndarë. Ai flet më shumë përmes këngëve të tij. Zgjidhja më e mirë është të kthehesh te vetja dhe të ecësh përpara pa u kthyer pas.”, tha Ilnisa./K.C/dritare.net