Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK mbyll hetimet për Arben Ahmetajn dhe inceneratorët

SPAK mbyll hetimet për Arben Ahmetajn dhe inceneratorët

Pas më shumë se dy vitesh e gjysmë hetime, SPAK ka mbyllur dosjen ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për çështjen e inceneratorëve. Ahmetaj, në arrati që prej verës së vitit 2023, akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Sipas prokurorisë, ai dyshohet se ka pasur rol në promovimin e projekteve të inceneratorëve dhe lidhje me biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Hetimet përfshijnë transaksione financiare dhe shitje-blerje fiktive pasurish gjatë viteve 2016–2020.

Në dosje janë përfshirë edhe bashkëjetuesja e tij Erjola Hoxha, ish-bashkëshortja Albina Mançka dhe disa persona të tjerë, të akuzuar për pastrim parash dhe fshehje pasurie. SPAK ka vendosur gjithashtu sekuestrimin e disa pronave të lidhura me Ahmetajn./K.C/dritare.net