Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Luanit për muajin maj 2025 nga Christine Haas

Horoskopi i Luanit për muajin maj 2025 nga Christine Haas

Klima yjore do jetë elektrizuese këtë muaj kështu që në disa dite nuk do ndiheni të qetë. Për ju që keni një lidhje, java e parë do jetë më e qetë, por më pas, për shkak të disa mosmarrëveshjeve lidhur me rregullat, nuk do ndiheni njësoj. Datat më të vështira do jenë: 17 dhe 21. Ju beqarët duhet të reflektoni gjate për atë që doni të bëni me jetën sentimentale, para se të hidhni hapa. Takimet më interesante do jenë pas datës 20. Shëndeti do ketë vetëm disa probleme të vogla, por asgjë për t'u alarmuar. Në planin financiar do gjendeni në vështirësi të mëdha, për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme. Më e mira është që gjithçka ta bëni me qetësi. Puna për fat do jetë më e qëndrueshme dhe mund të nënshkruani një kontratë interesante pas datës 20. /dritare.net