Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

9 vende kanë bllokuar rrugën e Shqipërisë në BE? Ja çfarë thotë Rama!

9 vende kanë bllokuar rrugën e Shqipërisë në BE? Ja

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në një takim në Durrës procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e krahasuar me një ndërtesë me dy kate, ku kati i parë është shkolla, aty merren me detajet dhe përgatitjet dhe kati i dytë është si marrje në punë, ku vendosin 27 shtete në një mendje. Rama shtoi se çdo reformë dhe proces e bën Shqipërinë më gati për t’u integruar dhe e cilësoi si një ushtrim të dobishëm për vendin.

“Po shohim këtë çështjen e anëtarësimit nga të dyja anët. Procesi ka njërën anë që lidhet me, një anë që lidhet me ta. BE-ja është si kjo këtu me dy kate, që në katin e parë janë mijëra punonjës që merren me të gjitha aspektet e BE-së, një pjesë e atij katit të parë merret me ndjekjen e procesit për vendet që duan të anëtarësohen. Në mënyrën se si plotësojmë detyrat, ata dërgojnë letrën në katin e dytë. Ata në kat të dytë nuk shohin si ata të katit të parë detajet.

Kati i parë si shkollë, u dyti si marrje në punë. Një mjafton të thotë jonë katin e dytë, nuk bëhet, 27 shtete duhet të jenë në një mendje. Të gjitha këto reforma e procese e bëjnë Shqipërinë shtet, prandaj janë një ushtrim jashtëzakonisht i dobishëm për ne. Bëhet Shqipëria si një vend i BE. Ne duhet të jemi gati. Kjo e 9 shteteve është barsoletë komplet. Barsaletë që 9 shtete kanë vënë veton, veton e vë njëri, po qe 9 nuk është më veto. Nuk ka fare”, tha Rama./K.C/dritare.net