Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Po sikur një pronë ende në ndërtim të fillojë të të paguajë që sot?

Po sikur një pronë ende në ndërtim të fillojë

Një qasje e re investimi me Next to Vala Mar Premium

Në një treg imobiliar që evoluon vazhdimisht, investitorët kërkojnë siguri, kthim të shpejtë të investimit dhe vlerë afatgjatë. Pikërisht këtu hyn një koncept i ri që po ndryshon logjikën e investimit në real estate në Shqipëri, “income before delivery”. Next to Vala Mar Premium sjell një mundësi ku investimi fillon të të shpërblejë që gjatë fazës së ndërtimit. Në një kohë kur shumica e projekteve kërkojnë pritje deri në dorëzim për të gjeneruar të ardhura, ky projekt ofron një përfitim të garantuar prej 10,000 € në vit deri në dorëzim të vilës, duke reduktuar ndjeshëm hezitimin për blerje dhe duke e kthyer investimin në një burim aktiv të ardhurash që nga dita e parë.

Po sikur një pronë ende në ndërtim të fillojë

Ky model përfaqëson një standard të ri në investimet imobiliare dhe një ndryshim real në mënyrën si mendohet për investimin. Në tregje në zhvillim si Shqipëria, ku potenciali për rritje të vlerës së pronës është i lartë, një investim që të gjeneron të ardhura që në fazën e ndërtimit krijon një kombinim të fortë mes sigurisë dhe fitimit. I pozicionuar në bregdetin e Adriatikut, në zonën e Hamallaj, Next to Vala Mar Premium ndërthur elegancën, privatësinë dhe potencialin e lartë të investimit. Ai përfshin vila individuale dhe vila tëin me pishina private, të dizajnuara për një jetesë komode dhe ekskluzive gjatë gjithë vitit. Është një komunitet i menduar për ata që kërkojnë standarde të larta jetese, hapësira të bollshme dhe një ambient të zgjedhur, pranë një marine moderne, hoteleve të brandeve ndërkombëtare, një hapësire të dedikuar për shërbimet dhe faciliteteve premium.

Po sikur një pronë ende në ndërtim të fillojë

Disponueshmëria e vilave në këtë projekt në zonën e Hamallajt është e kufizuar si në numër ashtu edhe në kohë, çka e bën vendimmarrjen e shpejtë një avantazh të rëndësishëm për ata që duan të përfitojnë nga kjo mundësi. E vendosur në një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë të turizmit bregdetar në Shqipëri, ku kërkesa është në rritje të vazhdueshme, kjo pronë fiton vlerë jo vetëm nga lokacioni strategjik, por edhe nga potenciali i saj i lartë për kthim investimi.

Po sikur një pronë ende në ndërtim të fillojë

Qoftë si një vilë për pushime, një shtëpi për jetesë pranë detit apo një aset i zgjuar investimi bregdetar, projekti përfaqëson një alternativë premium dhe inovative në tregun imobiliar shqiptar. Ai i përgjigjet njëkohësisht nevojave të familjeve që kërkojnë një stil njetese cilësor buzë detit, si dhe investitorëve që synojnë të përfitojnë nga rritja e qëndrueshme e turizmit dhe kërkesës në këtë zonë./dritare.net