Adnan Xholi para KLP: Ja çfarë do të bëj nëse zgjidhem në krye të SPAK!
Dritare.net

Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, po prezanton sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë vizionin e tij për drejtimin e institucionit. Ai vlerësoi punën e deritanishme të prokurorëve të posaçëm dhe theksoi se SPAK ndodhet në një moment vendimtar konsolidimi.
Xholi u ndal te domosdoshmëria për të ruajtur pavarësinë e prokurorëve dhe për t’i mbrojtur ata nga sulmet e pabazuara, duke theksuar se e gjithë trupa e SPAK është “si një familje profesionale” për të.
Ai deklaroi se, nëse zgjidhet, do të fokusohet në:
Rritjen e efikasitetit të hetimeve për korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Përshpejtimin e procedurave.
Goditjen e aseteve kriminale dhe forcimin e kulturës së llogaridhënies.
Sipas Xholit, suksesi i SPAK qëndron te bashkëpunimi i prokurorëve dhe qasja e tyre profesionale, ndërsa objektivi kryesor mbetet “çrrënjosja e pandëshkueshmërisë” dhe garantimi i barazisë para ligjit.