Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës triumfojnë në garën ELSA Albania Negotiation Competition!

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, Dion Ejupi, Armira Muçolli dhe Agnesa Misini, janë shpallur fitues të garës “ELSA Albania Negotiation Competition (ENC)”, një garë akademike e fokusuar në simulimin e negociimit të mosmarrëveshjeve civile dhe komerciale.

Pas disa përballjesh, finalja u zhvillua mes Universitetit të Vlorës dhe Universitetit të Prishtinës.

DritareTV përcolli këtë garë që simulon procese reale negociatore, ku ekipet përfaqësojnë palë hipotetike me interesa të kundërta dhe synojnë arritjen e një marrëveshjeje sa më të favorshme për klientin e tyre, përmes aftësive juridike, strategjisë negociuese dhe bashkëpunimit në grup.

Gara është organizuar nga ELSA Albania, si degë e Shoqatës Evropiane e Studentëve të Drejtësisë (“ELSA”), në bashkëpunim me Frost and Fire Consulting e themeluar nga Rezart Spahia gjithashtu dhe Ivanaj Foundation ne Shqipëri, dhe ka mbledhur ekipe studentësh nga universitetet shqipfolëse të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Përmes punës së palodhshme, përkushtimit dhe angazhimit Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, arritën të përfaqësojnë me sukses Fakultetin e Prishtinës në këtë garë rajonale, duke dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi, aftësi negociuese dhe kulturë juridike./E.P-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)