Protesta e PD-së, policia rrethon Kryeministrinë
E Hënë 17 Nëntor 2025, 18:06
Dritare.net

Partia Demokratike ka nisur një protestë përpara Kryeministrisë. Qindra forca policie ndodhen në vendngjarje për të siguruar mbarëvajtjen e tubimit.
Kreu i PD‑së, Sali Berisha, do të dalë nga banesa e tij dhe do të shkojë me këmbë drejt Kryeministrisë, duke e cilësuar këtë si hapin e parë të një serie aktivitetesh politike për të kundërshtuar qeverisjen aktuale. Rrugët përreth godinës janë të bllokuara, ndërsa policia ka vendosur masa të rrepta sigurie për të parandaluar përplasje./K.C/dritare.net
