Arbër Çepani: Ti më qëndrove pranë! Nuk ta thashë dot sot te dera e spitalit o Gert!
E Mërkurë 18 Shtator 2024, 22:10
Dritare.net
Arbër Çepani, kunati i Gerti Bogdanit i cili ndërroi jetë sot, ka reaguar sërish për ndarjen nga jeta parakohe të ish-deputetit të PD-së. Ndërsa tregon një moment të vështirë që kishte kaluar 12 vite më parë, Çepani thotë se ishte kunati që i qëndroi pranë dhe e bëri të buzëqeshte.
“12 vite përpara, pas një skaneri që bëra, mjekët në Shqipëri më thanë i ke ditët e numëruara… Çdo gjë m'u përmbys, por ti ishe aty tek dera e spitalit dhe gjëja e parë që më the sapo më pe ishte “Të të marrim një biletë Maldive, se ke thjesht nevojë të pushosh, të shëron dielli aty? Ishte i vetmi moment që qesha në ato orë të zeza... Sot nuk të thashë dot të njëjtën gjë te dera e spitalit unë ty o Gert…", shkruan Çepani./K.C/dritare.net