Batuta në Athinë mes Ramës dhe Mitsotakis: Na pëlqen si vishesh, je krijues
Dritare.net

Një moment miqësor ka shoqëruar takimin e sotëm në Athinë mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis.
Gjatë deklaratës për mediat, Rama e nisi fjalën me humor, duke kërkuar ndjesë për veshjen e tij jo aq formale në krahasim me standardet protokollare të takimit.
“Është një nder për mua të jem këtu, dhe kërkoj ndjesë që nuk u vesha aq zyrtarisht sa ju, sepse nuk e prisja një pritje të tillë. Shpresoj që media greke të mos e perceptojë ndryshe, përveçse si mungesë informacioni nga protokolli”, u shpreh ai.
Nga ana e tij, Mitsotakis iu përgjigj me të njëjtin ton miqësor, duke vlerësuar stilin e veçantë të kryeministrit shqiptar.
“Ne e pranojmë që ju jeni gjithmonë shumë krijues në mënyrën se si visheni dhe kjo na pëlqen”, tha ai./l.f-dritare.net