Pas fitores Selin thumbon miqtë e BBV dhe i shpreh dashurinë Gimbos
Dritare.net

Pas fitores së madhe në “Big Brother”, Selin Bollati ka folur për emocionet e saj dhe festën që po përjeton së bashku me miqtë e saj më të afërt. Në një intervistë për Top Channel, ajo ka treguar se ende nuk e ka marrë veten nga e gjithë kjo përvojë, por është gati për të festuar një sukses që e ka ëndërruar prej kohësh.
Gazetarja: Selin, urime, një festë kjo e gjitha për ty, si ndihesh me gjithë këtë festë pas fitores së madhe dhe një triumfi që e ëndërroje?
Selin Bollati: Ndihem shumë mirë, se kam marrë akoma veten, por jam ok, jam gati për një party të çmendur mes ‘miqsh’, por jam ok.
Gazetarja: A ka mes tyre miq të vërtetë përveç Gimbos?
Selin Bollati: Patjetër, Shndrit Lumi. Me Shndritin jemi takuar shumë pak, por jemi takuar dhe është një nga miqtë e mi më të mirë.
Gazetarja: Pak më parë ti bërë një status në rrjetet sociale mes falënderimeve, mirënjohjes dhe gjithçkaje që ti ke marrë nga ky rrugëtim i gjatë në Big Brother.
Selin: Po, para pak orësh kam ndarë një status për të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur, ishte edhe një fjalim mirënjohës për rrugëtimin tim, për të gjithë ata njerëz që më mbështetën dhe ishte edhe një moment që mora për publikun.
Gazetarja: Mes komenteve ishte edhe një foto me Gimbon dhe shoh që edhe sot jeni kombinuar shumë mirë bashkë. Ishte kjo arsyeja që u vonuat, për t’u kombinuar kaq bukur me njëri-tjetrin?
Selin-Gimbo: Kishim pak punë dhe e morëm me qetësi, avash-avash.
Gimbo: E kam pritur dhe do e pres, ndihem shumë mirë, për momentin jam më mirë se ç’isha në fillim. E kam thënë se e fiton Selin, një fitore e merituar e Selinës, kemi ardhur për të festuar sot fitoren e saj./TCH