Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Ilir Vrenozi: Miri më kërcënoi!

Ilir Vrenozi: Miri më kërcënoi!

Edhe pse edicioni i fundit i Big Brother VIP Albania ka përfunduar me fitoren e Selin Bollatit, debatet dhe tensionet mes ish-banorëve duket se vijojnë edhe jashtë shtëpisë. Një përplasje e re është shënuar gjatë mbrëmjes së “Post Big Brother”, ku Ilir Vrenozi ka hedhur akuza të forta ndaj Miri, duke pretenduar se është kërcënuar prej tij jashtë kamerave.

“Ore do kalojmë te Myslym Shyri ne. Jo, jo atje. Jo në Myslym Shyr vëlla. Më tmerroi Miri dje, më tha do të zhduk. Miri më kërcënoi dje më tha do të zhduk. Tani, se nuk dua të shaj, vetëm për respektin. aty më iku truri, por. Që ktu doli nga shtëpia që bëmë atë si party aty brenda më erdhi ma drejtoi gishtin ën një mënyrë që nuk më pëlqeu por e tolerova, i thashë çfarë ke. Të nesërmen shkuam te festa, edhe duke kënduar aty më tha mua, merrej me mua se ti dole vetë. Dhe dje kishim post Big Brother dhe kishte qëndruar aty dhe ishte dhe Arbër Hajdari dhe Monika dhe më thotë mua: ‘Po ti...pse mbështete Selinën’, i tha Arbëri po ‘Atëhere ishte fillimi, prime i dytë’ dhe ai ‘ti the Miri dhe tani...’, pastai i tha Arbëri ‘Iliri ka qenë konstant në mendimet e tij’. E mora anash, kur vetëm dëgjoj që më thotë ‘do të zhduk’”, thotë Iliri./K.C/dritare.net