Na ndiqni edhe në

Bota

Lufthansa anulon 20 mijë fluturime, për shkak të rritjes së çmimeve të karburantit

Lufthansa anulon 20 mijë fluturime, për shkak të rritjes së

Kompania ajrore gjermane Lufthansa ka njoftuar se do të anuloje rreth 20 mijë fluturime të distancave të shkurtra gjatë verës, duke argumentuar se rritja e ndjeshme e çmimit të karburantit i ka bërë shumë udhëtime “jo fitimprurëse”.

Çmimi i karburantit për avionë është dyfishuar që nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, pasi tensionet kanë ndikuar në prodhimin dhe transportin e naftës në Lindjen e Mesme.

Edhe kompani të tjera ajrore, si Air France-KLM dhe Delta Air Lines, kanë reduktuar përkohësisht disa fluturime, ndërsa të tjera kanë rritur çmimet e biletave për të përballuar kostot në rritje.

Analistët paralajmërojnë se udhëtarët duhet të presin rritje të mëtejshme të çmimeve dhe anulime fluturimesh, nëse konflikti vijon.

Rajoni i Gjirit Persik mbetet një burim kryesor i karburantit të aviacionit, duke mbuluar rreth 50% të importeve të Evropës. Pjesa më e madhe e furnizimit kalon përmes Ngushtica e Hormuzit, e cila është kufizuar nga Irani si reagim ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit.

Sipas të dhënave, rafineria Al-Zour në Kuvajt siguron rreth 10% të importeve të karburantit për avionë në Evropë. Ndërkohë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka paralajmëruar se Evropa mund të përballet me mungesë karburanti për avionë brenda pak javësh, edhe pse qeveritë dhe kompanitë ajrore thonë se aktualisht nuk ka ndërprerje të furnizimit./K.C/dritare.net