Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sonte sytë nga qielli, do bjerë shi meteorësh

Sonte sytë nga qielli, do bjerë shi meteorësh

Pas më shumë se tre muajsh pa reshje meteorësh, qielli rikthen një spektakël të shumëpritur me shiun e meteorëve Lyrid meteor shower.

Sipas American Meteor Society, kulmi i aktivitetit pritet të arrihet të mërkurën rreth orës 22:00, me orën e Shqipërisë, megjithëse për Amerikën e Veriut kjo ndodh gjatë ditës. Megjithatë, kushtet për vëzhgim mbeten shumë të favorshme në mbrëmje, falë hënës së re në rritje që perëndon herët dhe lë qiell të errët.

Ekspertët këshillojnë se shikuesit në Hemisferën Veriore do të kenë mundësinë më të mirë për të parë meteorët nga nata e së martës deri në agimin e së mërkurës, kur burimi i tyre pranë yjësisë Lyra ngrihet lart në qiell./K.C/dritare.net