Belinda Balluku merr fjalën në foltore, demokratët braktisin sallën!
E Mërkurë 19 Nëntor 2025, 13:01
Dritare.net

Një pjesë e Deputetëve të Partisë Demokratike në shenjë proteste, braktisën sallën sapo në foltore doli zv.kryeministrja Belinda Balluku.
Opozitarët refuzuan që të dëgjonin Ballukun të flasë për projektbuxhetin dhe menjëherë u larguan nga salla e Kuvendit. Në sallën e parlamentit qëndruan Agron Shehaj, Ana Dajko, Mesila Doda, Erald Kapri.