
Beqiri: Sulmi ndaj TopChannel akt dramatik. Alarm për policinë e shtetit!
Dritare.net
Në një lidhje live për DritareTV avokati Idajet Beqiri u shpreh se goditja e kriminelit ishte me qëllim të vriste sa më shumë të pafajshëm, pasi janë qëlluar xhamat e faqes ballore të godinës së TopChannel.
“Jam i bindur se kjo ngjarje do të zbardhet shumë shpejt, pasi ka të dhëna të plota. Nga goditja duket se pozicioni majtas goditës dhe aty është vendroja e dytë, pasi vendroja i parë ndodhet në të djathtë pranë portës kryesore. Në këtë drejtim ka vend për t’u thëlluar në hetim. Për të kuptuar këndin e goditjes së kriminelëve dhe synimin e tyre për të goditur. Pasi nga mënyra si është bërë organizimi dhe numri i të shtënave të evidentuara, që janë në xhamin kryesor të medias, tregon se aty mund të merreshin edhe jetë të tjera njerëzish të pafajshëm. Goditja është dramatike dhe një akt tragjik, që duhet të shkundi Policinë e shtetit.”,u shpreh Beqiri./M.T/dritare.net

















