Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Daja i dërgon mesazh Brikenës, shtangen banorët!

Daja i dërgon mesazh Brikenës, shtangen banorët!

Një moment emocionues është regjistruar sot në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ku një surprizë e veçantë ka ardhur për banoren Brikena Selmani. Në ditët e para të hyrjes në shtëpi, Mateo Borri kishte zbuluar se njiheshin prej katër vitesh me Brikenën, duke treguar se në atë periudhë kishin komunikuar dhe ishin takuar disa herë. Ai kishte lënë të kuptohej se ndarja kishte ardhur për arsye madhore, ndërsa më pas kishte përmendur edhe ndërhyrjen e dajës së Brikenës.

Sot, një parashutë surprizë ka mbërritur në oborrin e shtëpisë, duke emocionuar jo vetëm Brikenën, por edhe banorët e tjerë. Në të shfaqej një foto e Brikenës kur ishte e vogël, së bashku me gjyshen e saj, ndërsa mesazhi ishte dërguar nga daja i saj.

“Brikena, e ke dajën pas teje gjithmonë. Do e pimë kafen bashkë me Mateon për të festuar pas fitores. Daja të do shumë”, thuhej në mesazhin emocionues.

Brikena nuk i mbajti dot emocionet, ndërsa edhe Mateo u shfaq i prekur nga surpriza. Dyshja u gëzua shumë dhe momenti u shoqërua me përqafime dhe emocione të forta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri./K.C/dritare.net