Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Selin habit Rogertin me veprimin e fundit

Selin habit Rogertin me veprimin e fundit

Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh i vendosi banorët përballë një sfide ku vuri në provë durimin dhe bashkëpunimin e tyre. Ata u ndanë në çifte dhe duhej që të qëndronin të veshur me të njëjtën bluzë për pesë orë. Çifti që do të rezistonte më gjatë do të fitonte një çmim surprizë. Gjatë sfidës, banorët u përballën me detyra që kërkonin koordinim dhe bashkëpunim. Ata duhet të gatuanin së bashku, të kujdeseshin për pamjen e njëri-tjetrit, të plotësonin një puzzle dhe në fund të prezantonin një orë që do të shfaqej në ekran.

Por surpriza nuk vonoi. Kur erdhi momenti i prezantimit të orës. Selin vendosi të prishte rregullin e sfidës. Ajo hoqi bluzën e përbashkët dhe prezantoi orën vetëm, duke lënë banorët e tjerë të habitur. Selin shpjegoi vendimin e saj duke thënë se nuk do të lejonte që Rogerti të fitonte ndonjë sfidë përballë saj. Ky veprim shkaktoi tension dhe biseda të shumta mes banorëve, ndërsa publikun e surprizoi me guximin e saj./TAR