Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

'Brenda mandatit sistem me kamera inteligjente', Rama: Atentati në Rinas do ishte parandaluar!

'Brenda mandatit sistem me kamera inteligjente', Rama: Atentati

Kryeministri Edi Rama gjatë dëgjesës me banorët e njësisë numër 3 theksoi se brenda mandatit i gjithë vendi do të monitorohet me sistemin e kamerave inteligjente. Rama tha se nëse ky sistem do ishte aktiv, do të ishte parandaluar atentati në Rinas.

“Ajo ngjarja e Rinasit që ndodhi do ishte zbardhur kohë reale. Në momentin që ai sistem funksionon, parandalon në mënyrë jashtëzakonisht efikase, të gjitha llojet e shkeljeve që lidhen me rendin, qetësinë, respektimin e rregullave, nga rregullat e qarkullimit, tek rregullat e bashkëjetesës në një lagje. Brenda këtij mandati do ta kemi këtë sistem”, tha Rama.