Broja i përlotur pas fitores 1–0 ndaj Andorrës, mediat britanike: Sulmuesi në shok
E Premte 14 Nëntor 2025, 22:10
Dritare.net

Fitorja 1–0 e Shqipërisë në Andorra, që i siguroi Kombëtares vendin në play-off të Kupës së Botës, solli festë, por edhe emocione të forta për Armando Brojën. Sulmuesi u pa i përlotur në pankinë pasi u zëvendësua para minutës së 60-të dhe nuk iu bashkua festimeve pas ndeshjes.
“The Sun” raportoi se Broja u mbështet nga shokët e skuadrës, përfshirë Elseid Hysajn, ndërsa drejtues të FSHF-së tentuan ta qetësonin. Mediat britanike theksuan se 26-vjeçari ende nuk ka shënuar me Burnley-n në shtatë paraqitjet e para, duke kujtuar edhe rrugëtimin e tij të gjatë në akademinë e Chelseat.

Pavarësisht momenteve të vështira, Broja mbetet pjesë e suksesit historik të Shqipërisë në garën drejt Botërorit 2026./K.C/dritare.net