Dashnor Sula, emërohet Kryeinspektor i Përgjithshëm!
E Premte 6 Shkurt 2026, 11:11
Dritare.net

Dashnor Sula mësohet se është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe Sula zëvendëson në këtë detyrë ish-prokurorin Shkëlqim Hajdari.
Prej viti 2016 Hajdari mbante postin e kryeinspektorit të përgjithshëm derisa dha dorëheqjen më datë 15 janar.
Kujtojmë që distancimi i Sulës me Partinë Demokratike nisi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pasi Sali Berisha nuk e përfshiu në listën e deputetëve.
