Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dervishi ndërton profilin e Hamza Ukës: U radikalizua në Afganistan!

Dervishi ndërton profilin e Hamza Ukës: U radikalizua në

Gazetari Ferdinand Dervishi ka treguar detaje mbi personin e shumëkërkuar Hamza Uka, njërit prej dy personave që u vetëdorëzuan sonte pasi u rrethuan nga RENEA në mëngjes, në një shtëpi në një zonë të thellë të Fushë Arrëzit, në Pukë.

Dervishi tha se Uka që emrin e vërtetë e ka Erzen ka qenë komando në Afganistan dhe prej nga u kthye i radikalizuar dhe se ishte dënuar me 3 vite burg.


Gazetari bëri të ditur se Uka kishte kërcënuar edhe gjyqtarin dhe prokurorin në gjyq.

“Hamza në gjuhën arabe do të thotë Luan. Ai e ka emrin Erzen, por nuk e dimë nëse personat e dorëzuar janë këta. Erzeni është arrestuar në 12 dhjetor 2019 për terrorizëm, si person me pritje radikale dhe ka qenë komando në Afganistan. E çuditshme është që të shkosh atje për të luftuar terrorin dhe të kthehesh radikal. Është gjetur disa video ku u mësonte fëmijëve se si të stërviteshin. Është mbrojtur dhe kanë thënë se këto janë private.

U dënua 3 vite burg në 2019 dhe e kreu. Në sallën e gjyqit kërcënoi gjyqtarin dhe prokurorin Eugen Beçi dhe madje futi edhe njerëz nga jashtë për t’i kërcënuar.

Ky njeri është ndër personat më të vëzhguar nga antiterrori për problemet që ka paraqitur për lidhjet dhe mënyrën si funksionon”- tha Dervishi në emisionin “Të Paekspozuarit./dritare.net