
Detaje nga sulmi në Top Channel, gazetari Çelmeta: Plumbi i fundit vrau rojen!
Dritare.net
I ftuar në rubrikën Intervista e Ditës gazetari Igli Çelmeta tregoi detaje të reja të zbuluara nga policia e shtetit rreth sulmit të ndodhur ndaj medias më të madhe Top Channel.
“Dyshohet se një person ka monitoruar lëvizjet e stafit të TopChannel deri në momentin që ata janë larguar. Më pas autorët kanë qëlluar me breshëri në drejtim të fasadës së godinës dhe plumbi i fundit ka vrarë rojen. Plumbi është gjendur brenda kabinës së rojës. Nga komunikimet me kolegë bëhet me dije se ka pasur edhe të tjerë persona staf në godinën e Top Channel.
Të gjitha të dhënat e policisë tregojnë se është një sulm i mirëmenduar shumë kohë më parë, por kjo i takon prokurorisë të vijoj hetimet.
Policia e shtetit ka bërë kontrolle në të gjithë qytetet e vendit, jo vetëm në Vlorë. Policia nisi monitorimin në të gjithë vendin. Intenerari që policia po hetonte ishte pikërisht në lëvizjen nga Durrësi në Vlorë. Autorët ndoqën rrugën dytësore dhe jo autostradën Tiranë-Durrës për të vajtur në Golem. Atje janë parë 4 persona që kanë djegur mjetin dhe më pas janë larguar. Pra, të paktën 5 persona janë organizuar për të kryer këtë sulm.”,u shpreh gazetari Çelmeta./M.T/dritare.net

















