Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Digjet Comodita e vëllezërve Devolli në Gjakovë!

Digjet Comodita e vëllezërve Devolli në Gjakovë!

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë dje në Gjakovë fabrikën “Comodita”, fabrika është në pronësi të vëllezërve Devolli. Lajmin e ka bërë të ditur Taulant Balla, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale pas vizitës së tij në ambientet e Devolli Group shkruan:

"Erdha sot pasdite në Gjakovë tek Devolli Group, për tu takuar me Blerimin dhe Shkëlqimin, dy vëllezërit të cilët punësojnë afro 10 mijë punonjës sëbashku në bizneset e tyre në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe vende të tjera. Zjarri i djeshëm tek Comoditá - fabrika më e madhe në Europë në llojin e vet, ishte një dëm i madh për ekonominë e Kosovës dhe mbarë shqiptarisë. U informova nga Shkëlqimi për dëmet, por edhe për lajmin e mirë të rifillimit të prodhimit prej ditës së hënë. Jam i sigurtë që kjo vështirësi e madhe do ju japë kurajodhe besim për ta tejkaluar atë dhe forcuar ekonominë e tyre dhe të Kosovës"- shkruan Balla./dritare.net

Digjet Comodita e vëllezërve Devolli në Gjakovë!