Na ndiqni edhe në

Opinione

Boll me protesta jashtë Shqipërisë! Mos bini pre e atyre që na duan emigrantë

Nga Petrit Sadikaj

Na bën thirrje të protestojme ne Syndagma Athinë . Turp turp turp.
Mjaft u bëtë viktima të lojës së të tjerëve! Hapni sytë!
Po ju drejtohem si një emigrant që ka 30 vite që e njeh rrugën e mërgimit po aq sa ju. Kemi lënë rininë dhe kemi derdhur gjak e djersë për të ndërtuar ekonomitë e botës, sepse atdheu ynë mbeti i varfër e në prapambetje.

Por sot, po shoh një turp që nuk përtypet dot: po shoh bashkëatdhetarë tanë që bëhen viktima të një propagande të tmerrshme. Po shoh njerëz që u thonë "faleminderit" mediave dhe portaleve të huaja, sepse ato gjoja po na mbrojnë natyrën.

Zgjohuni nga gjumi dhe nxirrni kokën nga rëra!
A jeni vërtet aq naivë sa të besoni se ata që na kanë zvarritur për dekada me dokumente dhe zvarritje me ore të tëra në kufi, sot u gdhinë me dashuri të madhe për ambientin tonë? Ky është një teatër i fëlliqur interesash!

Në politikën ndërkombëtare nuk ka bamirësi, ka vetëm përfitim. Frika më e madhe e tregut rreth nesh është një Shqipëri e zhvilluar, e pavarur dhe e fuqishme ekonomikisht. Ata e dinë mirë që nëse te ne ndërtohen projekte të mëdha, ata humbasin monopolet dhe miliarda euro nga xhepi i tyre. Ata po përdorin kauza mjedisore vetëm që vendi ynë te mbetet një provincë e varfër, ndërsa disa prej nesh u shkojnë nga pas si mish për top.
Nëse kemi llogari për të larë dhe pa kënaqësi (që pa diskutim që ka )me politikanët tanë apo me qeverinë tonë, në se jemi burra shkojmë atje pranë institucioneve tona, në shtëpinë tonë, dhe ngremë zërin ku duhet! Por është gabimi më i madh të dalësh jashtë kufijve e të protestosh KUNDËR zhvillimit të vendit tënd.

Mos u bëni vegla të atyre që fërkojnë duart kur na shohin të nënshtruar. Zhvillimi dhe investimet e mëdha janë e vetmja shpresë që brezat që vijnë të mos mbeten emigrantë të përjetshëm. Pak dinjitet dhe burrëri, se jemi të zotët e asaj toke, jo argatë të mendjes së të tjerëve! Argatët e botës u bëm ne, por jo edhe brezi i ardhshëm po ashtu të vazhdojne e të behen argatët e botës.
Zgjohuni sot se nesër ësht vonë./Marrë nga Facebook-u i autorit