Dosja e SPAK për Ballukun, reagon Kuvendi: USB me materialin sekret është në kasafortën e protokollit
E Mërkurë 17 Dhjetor 2025, 14:02
Dritare.net

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar për dosjen e SPAK që lidhet me zv.kryeministren dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Kuvendi sqaron se materiali me karakter sekret hetimor është administruar sipas ligjit, ruhet në kasafortën e protokollit dhe do të diskutohet në mbledhje të posaçme të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në prani të prokurorit të çështjes.
“Materiali me karakter “sekret hetimor” ndodhet në kasafortën e specialistit të protokollit për dokumentacionin e klasifikuar“, thotë Kuvendi./L.F-dritare.net