Reagimi i Berishës pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut
Dritare.net

Pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zv/kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama dhe ka paralajmëruar protestën kombëtare të opozitës më 22 dhjetor.
“Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë! Në reagim të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubisë, Rama nëpër rreshta shpall se ai do mbrojë Lubinë me çdo çmim sepse mbron veten e tij. 50 milionë euro i kanë ndarë bashkë. Reagimi i tij në X mund të mblidhet me dy fjalë: “Jetën e japim, Lubinë nuk e japim.” Imagjinoni kur t’i komunikojnë akuzën vetë atij? Qytetarë është ora juaj! Populli do të thotë fjalën e tij me 22 Dhjetor!”, shkruan Berisha./K.C/dritare.net

