Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet Lojtari i Vitit te Kombëtarja!
Dritare.net

Çmimin “Lojtari i Vitit” në Mbrëmjen Gala të “Topit të Artë”. Lojtari i Vitit u zgjodh pas një votimi nga vetë lojtarët e Kombëtares.
Çmimin e dha kryeministri Edi Rama, i cili nuk i kurseu batutat në fjalimin e tij.
“Unë nuk dua të mbaj një fjalim, sepse këtu jemi në mbretërinë e Armand Dukës, do flasë mbreti vetë. Dua që në radhë të parë të komplimentoj mbretin për organizimin, është çdo vit e më i mirë dhe më spektakolar dhe dua që ta komplimentoj që ka rritur shumë nivelin e të ftuarit.
Ndërkohë që duke ju referuar një bisede që kam pasur fatin të bëj me Cambiason, më kujtohet një fjalë që më ka mbetur një mendje, që më tha se për të luajtur me fanellën e Argjentinës një futbollist është që të dhurojë të dyja këmbët, sepse realisht fanella e kombëtares që kam pasur rastin ta vesh, është diçka komplet tjetër. Këtë e kemi të qartë falë djemve të kombëtares që kemi këtu të pranishëm, trajnerit, se si ajo fanellë na përfshin të gjithë në një lum emocionesh.
Kur shqiptarët që nuk bëhen bashkë as për një orë, në ndeshjet e kombëtares bëhemi bashkë si qelizat e të njëjtit organizëm. Ky është privilegji i madh për ata që veshin fanellën, por edhe për ata që kanë pasur fatin të ndjekin ndeshjet e kësaj kombëtareje që kemi pasur kohët e fundit”, tha Rama./dritare.net

