Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Emri/ Ra në kontakt me energjinë elektrik, humb jetën, ish-trajneri!

Emri/ Ra në kontakt me energjinë elektrik, humb jetën,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër, ku një 38-vjeçar humbi jetën tragjikisht gjatë punës. Viktima është identifikuar si Arvjo Fishta, punonjës i një kompanie interneti dhe baba i dy fëmijëve.

Sipas informacioneve, rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, Fishta po punonte për riparimin e disa kabllove interneti në një shtyllë elektrike, kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në vend.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Mësohet se Arvjo Fishta ka qenë më parë trajner portierësh dhe njihej si një person i përkushtuar në punë dhe familje.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe miqtë e tij, të cilët shprehin dhimbje për ndarjen e parakohshme të 38-vjeçarit./dritare.net