Për herë të parë testohet numërimi i votave me IA në Tepelenë, ja si do funksionojë
Dritare.net

Në bashkinë e Tepelenës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të testojë për herë të parë inteligjencën Artificiale. Rezultati, do të transmetohet live në KQZ. Në përfundim, do të ballafaqohen rezultatet me numërimin manual të komisionerëve, përsakohë kemi të bëjmë me testim të këtij procesi. Pra numërimi me inteligjencë artificiale nuk e zëvendëson atë manual.
Me vendim të KQZ, është caktuar për pilotimin e kësaj forme të automatizuar numërimi, KZAZ numër 80 në Bashkinë e Tepelenës. Kamerat me rezolucion të lartë të vendosura mbi tavolinat e numërimit të votave në këtë KZAZ, detektojnë të dhënat nga faqja e parë dhe e pasme e fletës së votimit.
Aplikacioni i bën fotografim fletës që shfaqet në ekran, e ruan në server që ka akses vetëm stafi teknik i KQZ, dhe më tej aty verifikohen së pari nëse fleta ka elementët e sigurisë, siç është vula. Aty identifikohet edhe nëse ka shënime të tjera në fletën e votimit, që mund ta bënte atë të pavlefshme.
“Ky proces mundësohet nga dy modele të avancuara dhe të trajnuara të inteligjencës artificiale, të cikat përpunojnë në mënyrë të koordinuar për të garantuar saktësi, integritet dhe efikasitet maksimal gjatë numërimit”, thuhet në vendimin e KQZ-së.
Rezultatet e procesit të numërimit të fletëve të votimit me asistencën e inteligjencës artificiale do të publikohen në kohë reale, pas përfundimit të numërimit të çdo kuti votimi.