Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

81-vjeçari shkon në qendrën e votimit me plis në kokë: Votimet e sotme janë si sofra e atyre që janë në Hagë

81-vjeçari shkon në qendrën e votimit me plis në

Zeke Berisha nga Prizreni nuk mungoi as sot në qendrën e votimit, ashtu si në çdo proces zgjedhor që nga dita kur fitoi të drejtën e votës. Në raundin e dytë të zgjedhjeve në Kosovë për kryetar komune, ai u paraqit së bashku me bashkëshorten e tij, Fahrije Berisha, 78 vjeçe, në qendrën më të madhe të votimit të qytetit.

Me plis të bardhë mbi kokë, simbol që e mban me krenari që prej moshës 13-vjeçare, Zeka në një prononcim për mediat tha se shpreson që balotazhin ta fitojë më i mirë.

"Votimet e sotme janë si sofra e atyre që janë në Hagë. Kur të kthehen, do ta gjejnë sofrën e gatshme, shpresoj që balotazhin ta fitojë ai që është më i miri," tha Berisha./dritare.net