Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Salianji: U operova në burg!

Salianji: U operova në burg!

Në një intervistë për emisionin “Dekalog” me Roland Qafokun në DritareTV, Ervin Salianji u pyet nga gazetari se si arriti të dilte nga burgu pas nëntë muajsh me më shumë flokë, pasi u fol gjatë për faktin se ai kishte mbjellë flokët.

Salianji iu përgjigj gazetarit. “Po kthehet një histori sakrifice, në histori leshi. Nuk kam dashur të jap përgjigje.

Ai shtoi se të burgosurit kanë të drejtën për aktivitetet dhe shërbimet shëndetësore, por nuk mund të kenë avantazhe speciale. Po ashtu ai tha se ka bërë një ndërhyrje gjatë kohës që ka qenë në burg.

“Pas përfundimit të gjysmës së dënimit, kam pasur të drejtën të dal me leje si çdo burgosur tjetër. Por kjo e drejtë më është penguar disa herë, nuk më është lejuar të dal nga burgu në periudha të caktuara. Unë kam pasur një ndërhyrje, për shkak të një dëmtimi nga futbolli, në këmbë. U detyrova të bëj një ndërhyrje në një spital privat, sepse burgjet nuk ofrojnë shërbim të tillë. Ndërhyrja kishte risk, mund të shkaktonte trombozë. Për fat, gjithçka shkoi mirë.", tregoi Salianji./K.C/dritare.net