
Shqipëria në aksion ndaj Letonisë, formacioni i mundshëm i Sylvinhos
E Martë 9 Shtator 2025, 17:05
Dritare.net
Mbrëmjen e sotme, ora 20:45, Kombëtarja kuqezi sfidon Letoninë në një ndeshje vendimtare për kualifikimin në Botëror.
Trajneri Sylvinho ka përzgjedhur 23 lojtarë nga 25 të grumbulluar. Myrto Uzuni dhe Maldini Kacurri janë lënë jashtë për arsye fizike. Formacioni pritet të jetë i ngjashëm me ndeshjet e mëparshme: Strakosha në portë, mbrojtja me Gjimshitin, Ajetin, Hysajn dhe Mitajn. Mesfusha me Julian Shehun, Asllanin dhe Qazim Laçin.
Në sulm, Rei Manaj do të jetë qendër, ndërsa Jasir Asani dhe Nedim Bajrami do ta ndihmojnë nga krahët. Armando Broja pritet të nisë nga stoli, ndërsa dilema mbetet Kristjan Shpendi, i cili ka dhënë sinjale pozitive në miqësoren e fundit./K.C/dritare.net

















