
Forcimi i Ushtrisë Shqiptare/ Rama takohet me Komandantin e Marinës Amerikane
E Hënë 8 Shtator 2025, 17:05
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me admiralin Stuart B. Munsch, Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Evropë dhe Afrikë.
Rama u shoqërua në këtë takim nga Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Takimi u fokusua mbi hapat që Shqipëria po ndërmerr për forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake, si dhe mbi ecurinë e projekteve kyçe si Korridori VIII dhe Porti i Ri i Durrësit, të cilat kanë rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik dhe transportin ndërkombëtar.
Diskutimet përfshinë gjithashtu mundësitë për bashkëpunim më të ngushtë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes detare, duke riafirmuar angazhimin e dy vendeve për forcimin e partneritetit transatlantik./K.C/dritare.net

















