Na ndiqni edhe në

Sport

Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i tifozëve, kati i parë i zbrazur në 'Air Albania'

Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i tifozëve, kati i parë i zbrazur

Kombëtarja shqiptare e futbollit është përballur këtë të martë me një situatë të pazakontë dhe jo fort të këndshme në stadium. Për shkak të thirrjeve raciste të tifozëve në sfidën e mëparshme ndaj Serbisë, UEFA ka vendosur një masë disiplinore ndaj Shqipërisë. Kështu, rreth 20 për qind e kapacitetit të stadiumit është lënë bosh, duke ndikuar ndjeshëm në atmosferën e ndeshjes.

Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i tifozëve, kati i parë i zbrazur

Por kjo nuk është e vetmja mungesë. Edhe tifozët e zjarrtë kuqezi kanë zgjedhur të bojkotojnë sfidën, si shenjë proteste ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF). Shkaku lidhet me vendimin e fundit për bashkëorganizimin e Kampionatit Europian të moshave nën 21 vjeç, Euro 2027, së bashku me Serbinë. Ky vendim është pritur me reagime të forta nga mbështetësit shqiptarë, të cilët e konsiderojnë të papranueshme një marrëveshje e tillë me shtetin fqinj, për shkak të historisë së tensionuar sportive dhe politike mes dy vendeve.

Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i tifozëve, kati i parë i zbrazur

Në këtë mënyrë, Kombëtarja është gjetur përballë një skene të zymtë: tribunat me hapësira bosh dhe mungesën e korit të zakonshëm kuqezi që gjithnjë ka qenë forca shtesë e lojtarëve në fushë. Kjo situatë pritet të ketë ndikim jo vetëm tek atmosfera e ndeshjes, por edhe tek morali i skuadrës.

Megjithatë, futbollistët shqiptarë do të përpiqen të japin maksimumin, pavarësisht rrethanave, duke synuar një rezultat pozitiv që të ruajë shpresat për kualifikim dhe të rikthejë besimin e tifozëve./K.C/dritare.net